Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka zbritur në jug për të vëzhguar procesin e sotëm zgjedhor, në Qendrën më të madhe të Votimit në Mitrovicë, raporton arbresh.info.
Gjatë qëndrimit në veri të vendit për të monitoruar zgjedhjet që po zhvillohen e parakohshme parlamentare, ai ka kërkuar që të mos ketë shantazhe e kërcënime dhe ndikim tek votuesit, shkruan arbresh.info.
“Të dalin sa më shumë në zgjedhje dhe të mos ketë kërcënime, shantazhe e forma të tjera për të ndikuar tek votuesit”, ka thënë Delawie.
Gjatë ditës edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell, ka vizituar Qendrën më të madhe të Votimit në Mitrovicë.
Ai ka parë nga afër procesin e votimit dhe vëzhgimit në shkollën “Migjeni” përkatësisht Qendrën e Votimit 1102b, shkruan arbresh.info.
Qytetarë e Kosovës tashmë po votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit politik për Kuvend të Kosovës./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...