Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, për të disatën herë me radhë, e ka përsëritur që ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi duhet të kalojë.
Në profilin e tij në Twitter, ambasadori Delawie iu drejtohet kosovarëve e politikanëve me një mesazh, ku rithekson rëndësinë e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.
Mali i Zi e ka ratifikuar demarkacionin. Është koha që edhe Kosova ta bëjë. Ka ardhur koha. Ratifikimi i marrëveshjes me 80 vota është esencial për të siguruar lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Politikanët kanë bërë kompromise të vështira për të arritur në këtë pikë. Kjo është mundësia më e mirë që kam parë për ta përfunduar këtë”, deklaron përfaqësuesi i shtetit amerikan në Kosovë.
Ai thekson se kalimi i kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës, është hapi kryesor drejt liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë dhe për këtë arsye, ata duhet t’ua kërkojnë deputetëve një gjë të tillë.
“Thuajuni përfaqësuesve tuaj që ta votojnë sepse kjo e garanton lëvizjen e lirë të çdo kosovari në Europë. Le të jetë ky progresi në 10-të vjetorin e pavarësisë tuaj”, përfundon Delawie./klan kosova/
New week, same message- This Assembly vote is about #Kosovo's future in Europe & your ability to travel. I hope you will join me in working for its success. pic.twitter.com/QhAwQ8uITX
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 26, 2018
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...