Google ADS

Delawie uron besimtarët myslimanë, ka një kërkesë për partitë politike (VIDEO)

14:35 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie përmes një video-incizimi ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, shkruan arbresh.info

Me këtë rast ambasadori ka kërkuar nga deputetët e zgjedhur që të krijojnë institucionet e mos ta zgjasin bllokadën, sepse nuk e meritojnë një gjë të tillë qytetarët e Kosovës.

“Të dashur qytetarë. Janë bërë dy muaj e gjysmë që nga zgjedhjet parlamentare  që janë mbajtur në muajin qershor.  Mendoj se është kohë e gjatë për Kosovën për të mos pasur qeveri. U bëj thirrje të gjithë 120 anëtarëve të Parlamentit, të kuptojnë dhe të implementojnë përgjegjësinë që kanë ndaj qytetarëve që i zgjodhën ata dhe të krijojnë institucionet qeveritare sa më parë të jetë e mundur. Qytetarët e Kosovës nuk meritojnë më pak. Ka shumë çështje të rëndësishme për të cilat duhet punuar, dhe duhet një qeveri për këtë. Me fat ju qoftë Bajrami të gjithë juve”, është shprehur ambasadori Delawie./arbresh.info

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/videos/2089094324450045/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme