Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie ka thënë se vendi i tij është i interesuar për zgjedhje të lira dhe pa kërcënime në Kosovë, dhe se të gjithë kandidatët kanë të drejtë të bëjnë fushatë pa pasur frikë nga kërcënimet.
Ai këto komente i bëri të enjten gjatë ceremonisë së organizuar nga Demokracia në Veprim të ndarjes së pesë çmimeve në kuadër të garës për videon më të mirë “AsUnë nuk do të votoj për kandidatët e korruptuar”.
“SHBA është e interesuar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të besueshme, pa kurrfarë lloji të dhunës apo kërcënimit politik. Të gjithë kandidatët nga çdo parti ka të drejtë të bëjnë fushatë pa frikë nga kërcënimi”, ka thënë Delawie.
Diplomati amerikan ka kërkuar nga Task Forca që të hetojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhje.
“Kemi parë më shume së që duhet incidente të dhunës dhe kërcënimit. Po ashtu, kërkojmë nga Task Forca të hetojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhje. Ambasada do t’i bashkohet organizatave tjera duke dërguar ekipe vëzhguese nëpër vendvotime. Do të bëjmë vëzhgime dhe gjatë votimit dhe gjatë numërimit”, është shprehur ai.
Delawie ka potencuar se dalja në zgjedhje është e rëndësishme, andaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, pasi në këtë mënyrë fuqizojnë qeverinë e ardhshme.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...