Ambasdori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka komentuar situatën në veri të Mitrovicës, ku me theks të veçantë foli edhe për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Këto deklarime Delawie i bëri për portalin serb Kossev, pas vizitës që e pati dje në Mitrovicën e Veriut.
Delawie ka thënë se vrasja e Ivanoviqit nuk ishte domosdoshmërit pasojë e një konflikti ndëretnik.
“Mendoj se është bërë disa herë e qartë se vrasja e tmerrshme e Ivanoviqt nuk ishte domosdoshmërisht një incident ndëretnik. Ne nuk e dijmë se kush e ka kryer aktin, por sigurisht se duhen fakte për këtë rast. Mendoj se fakti që njerëzit nuk po fajësojnë komunitetet tjera, është shumë pozitive. Do ta interpretoja këtë si pjesë të përmirësimit të raporteve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, tha ambasadori amerikan.
Delawie theksoi se pret një punë edhe më të madhe nga institucionet e drejtësisë në zbardhjen e këtij rasti.
Ai vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Më vjenm mirë që policia po e shikon seriozisht këtë rast. Ekziston një prokuror serb i Kosovës dhe një shqiptar që po udhëheqin me hetimin, gjë që është e mirë pasi janë nga secili komunitet. Mendoj se është një rast i vështirë, ku ekzistojnë lloje të ndryshme të provave që duhet të vlerësojnë dhe shpresoj se do të ketë rezultat. Ndoshta u duhet pak koha, por duhet ta mbështesimm policinë dhe prokurorët që ta zbardhin këtë rast”, tha Delawie, transmeton lajmi.net.
“Nëse njerëzit kanë fakte ato duhet t’ia tregojnë policisë. Unë e di se njerëzit mendojnë që ky rast duhet të zgjidhej deri tani, dhe në një botë ideale ndoshta do të ishte kështu. Por në fakt rastet e komplikuara ndonjëherë kërkojnë shumë kohë për ta zgjidhur”, thotë ambasadori amerikan.
Ai foli edhe për situatën me sundimin e ligjit në veri të Mitrovicë.
Theksoi që kjo temë është prioritet për ambasadën amerikane në Kosovë.
“Sundimi i ligjit ndoshta është tema numër një në Kosovë. Flas për këtë çështje pothuajse çdo ditë. Duhet të ketë një sundim më të madh të ligjit. Ishte këtu edhe ministri gjerman, Gabriel dhe foli për sfidat e sundimit të ligjit. Kjo duhet të përmirësohet nëpërmjet presionit qytetar”, deklaroi Greg Delawie.
Në këtë intervistë ambasadori amerikan u pa optimist që Demarkacioni do të ratifikohet gjatë kësaj jave.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?