Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka uruar Kosovën në ditën e saj të Kushtetutës.
Në urimin e tij të postuar në Facebook, Delawie thotë të jetë krenar që është pjesë e mbështetjet afatgjate të SHBA-së ndaj Kosovës.
“Urime Dita e Kushtetutës! Krenar që jam pjesë e tregimit të gjatë të mbështetjes së SHBA-së ndaj Kosovës. Shpresoj t’i shoh këtë vit institucionet edhe më të forcuara”, ka thënë Delawie.
Kosova sot shënon vjetorin prejse Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës.
Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës ditë më parë në një ceremoni të shënimit të përvjetorit të nëntë Kushtetutës së Kosovës, e kanë vlerësuar si njërën nga ditët më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill të vitit 2008, bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.
Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...