Është lansuar indeksi i tretë vjetor i transparencës në Prokurimin Publik, raporton arbresh.info.
Sipas ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie reforma në prokurim është qenësore për luftimin e korrupsionit.
“Reforma në prokurim është qenësore për luftimin e korrupsionit. Prokurimi i hapur mundëson fushë të barabartë për sektorin privat aty ku sundon ligji kjo mund të ndryshojë rrënjësisht investimet me vendet e juaja. Sot jam i lumtur që po shohim se çka kanë arritur Komunat dhe çka duhet të punojnë. E dimë se ka shumë komuna që janë mbrapa sa i përket kërkesave për prokurim publik . Shpresojmë që qeveritë komunale ta marrin më seriozisht. Ky indeks paraqet mundësi për komunat. Kjo vlen për kosovarët duke ju kërkuar llogari nga Komunat e tyre sepse ato punojnë për qytetarët. Kjo frymë është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, theksoi ambasadori./Arbresh.info/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...