Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje edhe njëherë spektrit politik për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Delawie shkruan në Twitter se deputetët e Kosovës duhet të ndëgjojnë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për papunësinë dhe liberalizimin e vizave dhe duhet ta ratifikojnë Demarkacionin qysh sot, transmeton lajmi.net.
“Raporti i KDI-së shfaq edhe një herë shqetësimet e rinisë Kosovare për papunësinë dhe liberalizimin e vizave. Deputetët e Kosovës duhet ta kalojnë Demarkacionin tani, dhe të tregojnë që janë duke ndëgjuar këto shqetësime serioze të qytetarëve të Kosovës” shkruan Delawie.
Ndryshe, sot në orën 16:00 Kuvendi do të mbajë seancën ku pritet të hidhet në votim ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi./Lajmi.net/
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...