Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie me një postim në Twitter ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të dalin në votime.
Ai e ka vlerësuar si një ditë të madhe 11 qershorin për Kosovën, kurse ka shtuar se Amerika gjithmonë do të mbetet partner
“Dilni dhe votoni. Për qytetarët është një ditë e madhe për të ardhmen e Kosovës. SHBA është krenar që është partner i juaji”, ka thënë Delawie.
Ambasada e Amerikës dje gjatë ditës ka publikuar edhe një video-mesazh ku ka kërkuar zgjedhje të lira dhe demokratike.
Zgjedhjet në Kosovë do të vëzhgohen nga mbi 29 mijë persona, kryesisht nga stafi vendor, por edhe 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian si dhe vëzhgues nga ambasadat e akredituara në Prishtinë.
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut