Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.
Në këtë takim, ministri Gashi e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Ata diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës për çështjen e sigurisë në vend dhe për gjendjen civile të Kosovës.
Ministri Gashi falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërsa ambasadori Delawie e uroi ministrin Gashi për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe vlerësoi se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë. Ai ofroi përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...