Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, për pak ditë do të largohet nga Prishtina, sepse tashmë misioni i tij në Kosovë ka përfunduar.
Presidenti Hashim Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Delawie për mbështetjen që ia ka dhënë shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Përkrahja juaj personale, këshillat dhe vërejtjet na kanë dhënë inkurajim. Në Kosovë ke investuar jo vetëm profesionalizimin, por edhe zemrën tënde. Ke punuar sinqerisht për Kosovën. Kosova do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë”, ka thënë Thaçi në takimin lamtumirës.
Thaçi ndër të tjera ka thënë se Kosovë për të gjitha proceset e rëndësishme siç janë dialogu dhe ushtria do të bashkëpunojë me shtetin mik të Kosovës, Amerikën.
Ambasadori i ri amerikan në Kosovë do të jetë Philip S. Kosnett.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...