Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, nuk ka dashur të flasë nëse ndonjë ndryshim i territorit apo ndarje e Kosovës, si zgjidhje përfundimtare e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes të dyja palëve, sërish mund të dalë në tavolinë.
Derisa herëve të kaluara, Delawie nuk e konsideronte këtë opsion si zgjidhje, në intervistën për Rubikon të KTV-së, ai zgjodhi të mos përgjigjet për këtë çështje.
“Po them: nuk do të flas për atë se çka një element i ujdisë përfundimtare mund të jetë. Nuk do të flas se kush mendoj se do të duhej t’i prijë këtij diskutimi në Bruksel. Nuk do të flas për gjërat apo hollësitë se në ç’sallë duhet të ndodhë kjo apo për trajtën e tryezës. E veçanërisht, nëse i paraprijmë diskutimit që duhet vërtetë të ndodhë këtu dhe që duhet të ketë pjesëmarrje më të madhe nga partitë politike kosovare. Të gjithë duhet të hyjnë në lojë dhe të flasin për këto gjëra”, ka thënë Delawie.
Ambasadori Delawie gjithashtu ka folur për largimet e serbëve nga FSK-ja, duke i quajtur për keqardhje kërcënimet që iu bëhen pjesëtarëve serbë.
“Mendoj se është për të ardhur keq që ka pasur trysni të jashtme në pjesëtarët serbë të FSK-së. Këta njerëz po përpiqen t’i shërbejnë vendit të tyre; po përpiqen t’i shërbejnë komunitetit të tyre dhe kjo trysnia e jashtme, shantazhi, kërcënimet, ngacmimi i familjeve kur e kalojnë kufirin kanë qenë shumë negative për komunitetin e serbëve të Kosovës. Është për keqardhje. Në një shoqëri me të drejta të njeriut si Kosova, ju do të duhej të keni mundësi ta zgjidhni punën tuaj dhe mendoj se kjo është një lloj ndërhyrjeje në të drejtat e njeriut të këtyre personave. Jam shumë solidar me ta përballë trysnisë së cilës i janë nënshtruar këta pjesëtarë të FSK-së dhe ky lloj i ngucakeqjes që e kemi parë nuk kontribuon në atmosferën pozitive që do të duhet ta kemi për të arritur përparim në këtë dialogun për normalizim”, ka thënë ai.
E kërkesën opozitare për zgjedhje të reja, Delawie e konsideroi si humbje kohe.
Ai theksoi se përderisa nuk janë 61 vota për ta rrëzuar qeverinë, atëherë më mirë do të ishte që partitë të përqendrohen se çka mund të bëjnë për ta bërë Kosovën vend më të mirë për të gjithë njerëzit.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...