Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në përmbylljen e “Javës kundër korrupsionit 2017″, ka thënë se gjatë tërë javës me të gjitha organizatat joqeveritare kanë marrë vendim që ta luftojnë kurrupsionin në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare do të ndihmojë Kosovën, në luftimin kundër korrupsionit, por se në fund të fundit kjo luftë i takon vet Kosovës.
“Bashkësia Ndërkombëtare është këtu për tu ndihmuar , por në fund të fundit kjo luftë ju takon juve. Të shpresojmë se një bashkëpunim si ky me të gjithë hisedarët që të vazhdojë gjatë tërë vitit dhe të bëhet një përpjekje e qytetarisë. Po ecim përpara me disa projekte që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë për të ulur korrupsionin në të ardhmen”, ka thënë ai./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...