Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të krijohet në përputhje me Kushtutën e Kosovës.
Delawie, në një intervistë për Koha Ditore ka theksuar se Kosova dhe qytetarët e saj nuk kanë pse t’i frikësohen Asociacionit pasi siç ka thënë, ky mekanizëm vetëm ua lehtëson serbëve të punojnë së bashku për çështje të përbashkëta, transmeton arbresh.info.
“Unë sigurisht mendoj se Asociacioni i komunave duhet të krijohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Më erdhi mirë kur e pashë deklaratën e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së, z-njës Apostolova se ky është edhe vizioni i Bashkimit Evropian. Mendoj se është me rëndësi sepse ajo që Asociacioni bën është që t’ua lehtësojë serbëve aty ku janë shumicë të punojnë së bashku për çështjet e përbashkëta, si përkujdesja shëndetësore dhe arsimimi, ku gjuha është vërtetë e rëndësishme. Jam i bindur se Kosova nuk ka pse të frikohet nga kjo, që qytetarët e Kosovës, nga cilido grup etnik që të jenë, nuk kanë pse ti frikësohen Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, është shprehur Delawie.
Sipas tij, niveli i ankthit pas formimit të Asociacionit do të bie.
“Mendoj se kur të themelohet ky asociacion dhe kur njerëzit ta shohin si duket ai, atëherë niveli i ankthit të tyre do të bie. Për mua, Asociacioni ka të bëjë me forcimin e sovranitetit të Kosovës mbi të gjithë territorin e saj, eliminimin e strukturave paralale që drejtohen nga një shtet i huaj dhe vendosjen e të gjitha aspekteve të qeverive komunave vendosmërisht përbrenda sferës së dispozitave kushtetuese të Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan.
/arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...