Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur mirënjohjen për vullnetarët e Korpusit të Paqes të cilët sot kanë bërë betimin për të shërbyer në Kosovë në kuadër të Grupit të Katërt.
Delawie ka thënë me këtë rast se Korpusi i Paqes ka një rëndësi të madhe pasi paraqet përpjekjet e SHBA-ve për paqe në botë, shkruan Arbresh.info.
“Vullnetarët e Korpusit të Paqes paraqesin një partneritet midis vendeve tona për të ndërtuar një themel të mirëkuptimin mes dy vendeve tona. SHBA janë ndër miqtë dhe mbështetësit më të mëdhenj të popullit të Kosovës. Nuk ka manifestim më të prekshëm të SHBA-të për të shtrirë dorën e mirësisë sesa prania e vullnetarëve të Korpusit të Paqes. Korpusi i Paqes paraqet një simbol të Amerikës ndaj përpjekjeve për paqe nëpër botë”, ka thënë Delawie.
Ai ka shtuar se përmes këtyre shërbimeve që ofrohen nga Korpusi i Paqes, njerëzit mund të ofrojnë ide dhe të shkëmbejnë përvoja./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...