Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka përshëndetur pjesëmarrësit e paradës së parë të komunitetit LGBTI në Kosovë.
Delawie, në një paraqitje para këtij komuniteti në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë tha se ambasada e ShBA-ve i mbështet ata dhe do të qëndroj përherë pranë tyre, shkruan arbresh.info.
“Ditë tepër e mrekullueshme për ta pasur taman paradën e krenarisë. Jam shumë i lumtur që po i shoh gjithë këta përkrahës këtu, dua t’ju kërkoj falje. Dëshiroj t’ju bëjë të ditur të gjithëve që ambasadës e SHBA-së në Kosovë ju mbështet të gjithëve dhe qëndron krah jush”, ka thënë Delaëie.
Ai u ka kërkuar falje të pranishmëve që ua ndërprejti muzikën për të mbajtur fjalimin e tij me vonesë./arbresh.info/