Greg Delawie, ambasadori amerikan në Kosovë lidhur me krizën politike që po mbretëron në vend, në një intervistë të dhënë ka deklaruar se prioriteti në tërë këtë ngjarje është sundimi i ligjit.
“Mendoj se prioriteti kryesore është reforma e sundimit të ligjit. Mendoj se mungesa e kësaj po e mban Kosovën në këtë gjendje po ashtu edhe në aspeketin ekonomik. Pra mendoj se kjo është reforma kryesore për mua. Po ashtu edhe të tjerat janë të rëndësishme”, ka thënë Delawie.
Ndërkohë çështje tjetër me rëndësi sipas ambasadorit është edhe edukimi.
“Të gjtha këto çështje janë tepër të rëndësishme, duhet të shkojnë në zyrë dhe të punojnë për këto çështje. Mendoj se jo vetëm që po folim për politikanët, që ata caktohen në pozita të larta..mendoj se të gjithë zyrtarët e lartë, që janë të zgjedhur apo të caktuar të kenë ekspertiz në fushën që punojnë. Në këtë mënyrë mund ta bëjnë punë më të mirë për intersat e qytetarëve të Kosovës/arbresh.info/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin