Delawie kërkon të punohet më shumë për integrimin në veri

09:48 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë Greg Delawie ka thënë se Kosova ka miq dhe partnerë që janë të interesuar për të zhvilluar vendin.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë prioritet luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit, shkruan arbresh.info.

Ai ka përmendur edhe sektorët e tjerë ku sipas tij, Kosova duhet të punoj më shumë.

“Duhet të ndërmerren vendime të rëndësishme ne sektorin e shëndetësisë. Ne do t’ju mbështesim si donatorë por qeveria duhet t’i prij këtij procesi”, është shprehur ambasadori amerikan në Kosovë në takimin e Forumit të Lartë të organizuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane.

Delawie ka thënë se një aspekt tjetër ku duhet të punohet më shumë është integrimi në veri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme