Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, pret që Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare të miratojë në lexim të parë Projektligjin për liritë fetare, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, ky projekligj lufton ekstremizmin dhe kërkon nga deputetët ta miratojnë atë.
“Projektligji për liritë fetare është i mirë për të gjitha besimet dhe sekularistët, lufton ekstremizmin. Është mirë për Kosovën dhe unë i kërkoj Kuvendit të miratojë këtë ligj!” ka shkruar Delawie në Twitter.
Kuvendi i Kosovës nga 13 projektligje që do të shqyrtohen për herë të parë, në krye të listës ka Shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë./arbresh.info/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...