Ambasadori Delawie ka reaguar një ditë pas incidentit që ndodhi në Poterq të Klinës, ku banorët shqiptarë protestuan kundër vizitës së një grupi qytetarësh serbë në këtë fshat.
Ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguar, përveç Ambasadorit amerikan në Serbi, edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili shkroi në rrjetin social Twitter se “qytetarët e Kosovës duhet t’i përkushtohen të ardhmes”.
“Të kthyerit duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë të sigurt. I kënaqur që policia e Kosovës e menaxhoi incidentin, por ai nuk ishte i nevojshëm. Dhuna nuk është përgjigje. Përpjekjet serioze për ripajtim janë të nevojshme për të përmbushur synimet e Kosovës”, thuhet në posti
Policia e Kosovës ndërhyri për të shpërndarë një grup prej rreth 50 protestuesish që kishin bllokuar hyrjen në fshatin ku një grup prej 50 qytetarësh serbë qëndroi për të shënuar një kremte fetare.
Banorët shqiptarë thonë se në atë fshat në luftën e vitit 1999 janë vrarë 15 shqiptarë, prandaj vizitën e cilësuan si një provokim që përsëritet nga viti në vit.
Policia tha se një pjesëtar i grupit serb është goditur më një mjet të fortë gjatë protestës dhe “është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”. Gjendja e tij është e qëndrueshme, sipas policisë.
Banorët shqiptarë, sipas policisë, kanë identifikuar një pjesëtar të komunitetit serb “si të dyshuar për masakrën e 29 marsit të vitit 1999”. Ai është shoqëruar në polici për “verifikim të mëtutjeshëm” dhe më pas është liruar.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...