Delawie i fton të gjitha vendet që ta njohin pavarësinë e Kosovës

17:47 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Përmes profilit të tij në Twitter, Ambasadori i Amerikës në Kosovë i ka ftuar të gjitha vendet që ta njohin pavarësinë e Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare si INTERPOL dhe BE. Ne i inkurajojmë vendet e Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës” ka shkruar Ambasadori Amerikan Delawie në Twitter.

Deklarata e tij ka ardhur pas mbledhjes së këshillit të sigurimit të OKB-së ku u diskutua për çështjen e Kosovës./arbresh.info/

23667287_880396988781866_1451462453_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme