Google ADS

Delawie: E ardhmja juaj varet nga vota që do të jepni më 11 qershor (VIDEO)

14:13 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të sapodiplomuar të Universitetit të Prishtinës, në një ceremoni të organizuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Delawie me këtë rast dha një sërë mesazhesh për lidershipin kosovar në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, shkruan arbresh.info.

Ai kërkoi nga partitë politike që të distancohen nga gjuha e urrejtjes në këtë proces që e quajti të rëndësishëm.

Sipas tij, e ardhmja e kosovarëve është në duart e tyre dhe gjithçka varet nga vendimi i tyre se kë do të votojnë.

“E ardhmja e Kosovës varet nga njerëzit që ju do të zgjidhni për t’ju udhëhequr. Në këtë proces ju jeni shefi dhe varet nga ju se çfarë udhëheqje politike po kërkoni dhe ju jeni ata që vendosni”, ka thënë Delaëie./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1434134793318275/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme