Delawie: Duhet të punojmë së bashku për të nxitur sektorin privat të Kosovës

10:56 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Është bërë nënshkrimi i Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Suedisë.

Ambasadori i ShBA në Kosovë, Greg Delawie tha se ky fond shënon një të arritur të rëndësishme.

Sipas tij ky është kontribut për të siguruar jetëgjatësinë e fondit, shkruan arbresh.info.

“Prej shtatorit 2016 fondi ka shpërndarë 667 hua. Mundësitë për punësim janë jetike për Kosovën dhe ekonominë e saj. 10 përqind e bizneseve në Kosovë udhëhiqen nga gratë dhe vetëm 3 për qind të huave u shkojnë grave dhe kjo gjë duhet të ndryshojë”, ka thënë ai.

Ai tha se të gjithë do të punojnë së bashku për të nxitur sektorin privat të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme