Ambasadori amerikan ka kërkuar nga deputetët e legjislaturës së re që fuqitë te tyre t’i koncentrojnë në gjetjen e rrugëdaljes dhe zhbllokimit të situatës, e jo në fjalosjet mes vete.
Duke folur për situatën politike në një intervistë ekskluzive në Info Magazine të Klan Kosovës, Greg Delawie tha se deputetët asnjëherë nuk duhet të harrojnë se u zgjodhën nga populli për të punuar për popullin.
“Vonesa i kushton Kosovës politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin ndërkombëtar”.
“Më duhet t’ua përkujtoj deputetëve se janë zgjedhur për të punuar për popullin. Dhe ata duhet të gjejnë kompromis”.
“Deputetët nuk janë zgjedhur që të rrinë në Prishtinë dhe të fjalosen kot, apo të mos dalin fare në punë”.
“Është thelbësore që Kuvendi të formohet, që Qeveria të formohet, dhe këta zyrtarë të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet Kosova”.
“Politikanët kosovarë duhet të marrin vendime të vështira dhe të rëndësishme, si dhe t’i marrin përgjegjësitë për ato vendime”.
Delawie ka refuzuar t’ia drejtojë gishtin një personi apo ndonjë grupi politik si fajtor për gjendjen politike, por tha se u takon deputetëve të ofrojnë zgjidhje dhe t’i formojnë institucionet sa më parë.
“Nuk më takon mua që ta fajësoj dikë. Por, qytetarët e Kosovës po dëmtohen nga ky vendnumërim”.
“U takon 120 deputetëve që të gjejnë mënyrën se si të bëjnë përparim dhe ta kuptojnë se interesi i vendit është në rend të parë”.
“U takon atyre që të marrin vendime në të mirë të këtij vendi”.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...