Ambasadori amerikan Greg Delawie ka thënë se sektori i Bujqësisë nuk po njihet më vetëm si sektor i sigurimit të jetesës.
“Kemi parë një ndryshim transformues në sjellje në sektorin e Bujqësisë dhe të diplomuarve. Bujqësia nuk njihet si sektor vetëm për të siguruar bukën. Sektori i bujqësisë po bëhet shumë frytdhënës duke kontribuar edhe në rritjen e ekonomisë për këtë shkak agrobizneset duan të diplomuar për ta dërguar këtë sektor edhe më lartë si në tregjet e reja, cilësi më të mirë e shumë të tjera”, ka thënë ai.
Delawie shprehi mirënjohje ndaj fakultetit të Bujqësisë që u ofron përkrahje të rinjve që duan ta studiojnë sektorin e Bujqësisë.
“Ky sektor duhet ta ketë aftësinë t’i tërheq më të mirët dhe më të zgjuarit të studiojnë në këtë fakultet dhe këta të rinj duhet ta zbatojnë njohurinë e tyre në vendin e punës. Ju nxis të krijoni mundësi për vende pune për këta ekspertë të rinj. I shpreh mirënjohje fakultetit të Bujqësisë për përpjekjet për të ndryshuar programet lidhur me sfidat në Bujqësi dhe që mbështesin të diplomuarit. Bujqësia njihet si zgjedhje e mençur në karrierë për të siguruar të ardhme të mirë. Bizneset janë pararoja e këtyre projekteve për ta transformuar këtë sektor”, ka thënë ai./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%