Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë sa më parë projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Delawie ka reaguar disa ditë pasi deputetët kosovarë nuk qëndruar në numër të mjaftueshëm në seancë, duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm për ta votuar këtë projektligj, i cili ndodhej në lexim të dytë.
Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Delawie ka thënë se përkrah projektligjin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë, sepse i njëjti “pamundëson kriminelët me lidhje politike që ti ikin dënimit”.
Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Dhuarata Hoxha, prezantoi ndryshimet ligjore si nevojë për rritjen e efikasitetit dhe zbatimit të ligjit, përmes largimit të ndikimit të ekzekutivit në gjyqësor me heqjen e së drejtës që ministri si i emëruar politik të lejoj pezullimin e ekzekutimit të dënimit.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...