Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar pas ngjarjes së pa precedent që po ndodh aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi përkrahës të Donald Trump janë futur dhunshëm brenda Ndërtesës së Kongresit dhe kanë hedhur gaz lotësjellës.
Delawie ka thënë se pamje të tilla ia kujtojnë Kosovën e vitit 2015, kur deputetë të Kuvendit të Kosovës kishin gjuajtur gaz lotsjellës për të kundërshtuar Asociacionin e Komunave dhe Demarkacionin me Malin e Zi.
“Ngjarja e sotme në Capitol Hill më kujton muajt e mi të parë në Kosovë, kur disa politikanë hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit për t’i bllokuar deputetët.Ashtu si sot, politikanët ishin të gatshëm ta japin demokracinë për ta arritur pushtetin. “, ka shkruar Delawie në twitter.
“Demokracia e Kosovës mbijetoi. Kosovarët kanë synuar që shteti i tyre të jetë si SHBA’ja. Me kryengritjen e sotme, të inspiruar nga Trumpi, a do të na kenë model shtetet e tjera? Ndoshta, pasi përpjekja eshtë mposhtur.Megjithatë, unë dyshoj”, ka vazhduar tutje Delawie.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit