Gjatë kësaj jave, ari ka shënuar një ngritje tjetër të çmimit, si shkak thuhet se është situata në Lindjen e Mesme pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad në Siri.
Ari ka pësuar lëvizje të herë pas hershme, tani një gramë ari në Kosovë kushton 70-75 euro.
Kryetari i Shoqatës së Artarëve të Kosovës, Enver Pakashtica, tha se çmimi i arit dallon edhe nga çmimi i punës së dorës së artarëve.
“Momentalisht grami i arit është 70-75, varësisht dallon nga puna e dorës, cilësia është e njëjte, kualiteti është i njëjte por ndryshon çmimi i stolive ma unikate më të veçanta”.
Derisa një lirë në janar kishte çmimin rreth 450 ndërsa sot e njëjta kushton 580 euro.
“Një lirë sot është 580 euro, ky nuk është çmimi stabil sepse nuk do të thotë që nuk zbret apo nuk ngritët çmimi deri në mbrëmje, ndërsa në janar lira ka kushtuar 450”, tregon Pakashtica.
Tutje, duke parë këtë gjendje, Pakashtica tregon nëse do të vazhdojë të ketë ngritje të çmimit ditëve në vazhdim.
“Ne si Kosovë nuk kemi qasje në berza, këto luftëra, kriza të gjitha ndikojnë, por është për habi sepse me ndalimin e luftës në Siri kemi prit se do të ketë një ulje të çmimit por përkundrazi ka pas një ngitje të lehtë”, shprehet ai.
Sipas Pakashticës ngritja e çmimit të arit ka ndikuar shumë edhe në shitblerjen, dhe kjo ngritje nuk është aspak e favorshme për artarët.
“Ngritja e Arit ka ndikuar shumë në blerje, neve si komunitet i këtij biznesi na konvenon me qenë ma i ulët çmimi i arit që me pas mundësi me ble diçka, por dukshëm ka rënie të shitjes”, thotë ai.
Shoqata e Artarëve të Kosovës, ka treguar se çmimet përcaktohen sipas bursës ndërkombëtare.
Sipas mediave ndërkombëtare një nga momentet historike të arit cilësohet gushti i vitit 20024 për shkak të rritjes së çmimit, megjithatë, ari vazhdoi të ngjitej përtej asaj pike, duke e tejkaluar përfundimisht çdo shifër.
Pavarësisht performancës së rritjes së çmimit të arit deri më tani, shumë analistë besojnë se ari nuk ka arritur ende kulmin e tij dhe besojnë që do të ketë ngritje në vazhdimësi./Arbresh.info/Qëndresa Luma/
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë