Ministria e Drejtësisë njofton se të martën është dekretuar Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Siç thuhet në njoftimin për media të MD-së, disa nga të rejat e këtij ligji janë kompetencat ekskluzive e PSRK-së për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, definimi më i qartë i kompetencave të PSRK-së për hetimin e veprave penale, si dhe themelimi dhe funksionalizimi i njëjsisë së veçantë hetimore për ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Mundësimi i krijimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit në kuadër të PSRK-së me përbërje të ekspertëve nga institucionet tjera shtetërore (Policia, Dogana, ATK dhe të tjera) për hetim efikas të veprave penale; Kompetencë e PSRK-së për të ndjekur veprat penale të pastrimit të parave, pa u ndërlidhur domosdo me një vepër penale, duke mundësuar kështu ‘ndjekjen e rrugës së parave që rrjedhin nga veprimet kriminale’”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...