Deklarohet ministri Lekaj për shembjen e dheut në punimet e autostradës Prishtinë-Shkup

08:23 | 14 Tetor 2017
Arbresh.info

Pas raportimit nga ‘Indeksonline’ se dje rreth orës 22:30 për shkak të punimeve që kanë qenë duke u zhvilluar në austradën mes Prishtinës e Shkupit ka ndodhur një shembje e dheut, me ç’rast ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është informuar menjëherë dhe ka thënë se do të zbulohet shumë shpejtë e vërteta e kësaj.

Lekaj me të marrë informatat e para për rastin e rrëshqitjes së dheut në Kovaçec të Kaçanikut i ka vizituar personalisht për ta parë nga afër situatën. Sonte ka marrë informata shtesë për keqësimin e situatës dhe menjëherë ka reaguar duke biseduar personalisht me familjet që janë të rrezikuara nga ky fenomen.

Ministri Lekaj pas bisedës telefonike me familjarët që janë të përfshira nga kjo situatë është dakorduar që ata të evakuohen nga aty për t’u vendosur tek të afërmit dhe shumë shpejt për të dhënë zgjidhje për situatën. Kjo do të ndodhë ditën e hënë ku do të konstatohet nëse kjo është si pasojë e punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” apo është diçka tjetër.

Po ashtu i pari i MI-së do të jetë afër qytetarëve dhe në mbrojtje te të drejtës së tyre për të jetuar të sigurtë dhe të qetë në pronat e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme