Deklarohet KEK-u pas kontrollit të Policisë

16:01 | 19 Prill 2023
Diellza Gashi

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në zyret qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë.

Reagim të menjëhershme ka pasur nga Korporata Energjetike e Kosovës, duke njoftuar për kontrollimin që ua ka bërë Policia e Kosovës, por në njoftim thuhet  se nuk kanë informata për arsyet e këtij aksioni, shkruan arbresh.info.

Në reagimin e KEK thuhet se “janë të hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme