Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Brukselit, ku u takua me Përfaqësuesin e Lartë për Politik të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së , Josep Borrell.
Borell zhvilloi takime të ndara me Kurtin dhe me presidentin serb, Aleksander Vuçiq lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Pas takimit Kurti është deklaruar për media, ku tha se nuk pati takim trilateral siç ka ndodhur zakonisht, për shkak se pala tjetër ka refuzuar një gjë të tillë.
“Sot udhëtova nga Roma në Bruksel, nga Selia e Shenjtë në Vatikan te Shërbimi i Jashtëm në Komisionin Evropian, dhe zhvilluam takime bilaterale të dy palët me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë dhe njëkohësisht Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian z. Josep Borrel dhe emisarin e tij special për Ballkanin dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, z. Miroslav Lajçak. Nuk pati takim trilateral siç ka ndodhur zakonisht, për shkak se pala tjetër ka refuzuar një gjë të tillë. Pra, mua më duhet të përballem me një situatë në të cilën para katër muajve m’u premtua që nuk po nënshkruhet Marrëveshja Bazike meqenëse do të nënshkruhet bashkë me Aneksin e Zbatimit. E mandej, para tre muajve m’u tha që nuk do të nënshkruhet as Marrëveshja e Zbatimit si pjesë integrale pra ai aneks në Ohër, meqenëse edhe ashtu kemi marrëveshje”, deklaroi Kurti, shkruan Arbresh.info
Refuzimin për takim nga ana e Serbisë, Kurti e sheh si sjellje aspak konstruktive, dhe tha se jo gjithçka varet prej tij.
“Sot u konfirmua që kemi marrëveshje, mirëpo nuk patëm takim. Kjo është sjellje aspak konstruktive e palës tjetër. Unë kam ardhur për t’u takuar, për t’u marrë vesh, për të zhvilluar bisedime, negociata në mënyrë që të kemi dakordime dhe të ecim përpara. Sido që të jetë për shkak se unë jam vetëm njëra palë, nuk janë të dy palët, jo gjithçka varet prej meje”, tha Kurti para mediave.
Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti pas takimit me Borell:
Sot udhëtova nga Roma në Bruksel, nga Selia e Shenjtë në Vatikan te Shërbimi i Jashtëm në Komisionin Evropian, dhe zhvilluam takime bilaterale të dy palët me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë dhe njëkohësisht Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian z. Josep Borrel dhe emisarin e tij special për Ballkanin dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, z. Miroslav Lajçak.
Nuk pati takim trilateral siç ka ndodhur zakonisht, për shkak se pala tjetër ka refuzuar një gjë të tillë. Pra, mua më duhet të përballem me një situatë në të cilën para katër muajve m’u premtua që nuk po nënshkruhet Marrëveshja Bazike meqenëse do të nënshkruhet bashkë me Aneksin e Zbatimit. E mandej, para tre muajve m’u tha që nuk do të nënshkruhet as Marrëveshja e Zbatimit si pjesë integrale pra ai aneks në Ohër, meqenëse edhe ashtu kemi marrëveshje.
Sot u konfirmua që kemi marrëveshje, mirëpo nuk patëm takim. Kjo është sjellje aspak konstruktive e palës tjetër. Unë kam ardhur për t’u takuar, për t’u marrë vesh, për të zhvilluar bisedime, negociata në mënyrë që të kemi dakordime dhe të ecim përpara.
Sido që të jetë për shkak se unë jam vetëm njëra palë, nuk janë të dy palët, jo gjithçka varet prej meje.
Në fillim të këtij takimi unë ia kam prezantuar një dokumentacion z. Borrel dhe Lajçak, lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës në Leposaviq, me datën 14 qershor. Pra, janë bërë më shumë se sa një javë që ata po mbahen peng, po mbahen rob nga Serbia në burgun e Kralevës dhe ky dokumentacion tregon hollësisht dhe qartë se si ata janë rrëmbyer në brendësinë e territorit të Kosovës dhe njëkohësisht kërkova nga z. Borrel dhe Lajçak që ta dënojnë agresionin e Serbisë publikisht.
Pas kësaj diskutuam edhe për deeskalimin. Për bindjen time të fuqishme deeskalimi duhet të nënkuptojë largimin e ekstremistëve të dhunshëm, të grupeve ilegale e kriminale, që menjëherë do të përcillej me zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat e komunave.
Ndërkaq, sa i përket zgjidhjes më të qëndrueshme, natyrisht që e kuptojmë se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri me një proces i cili paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një kampanjë e hapur dhe fer dhe nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Nuk mund të them që situata është e sigurt për shkak të takimeve bilaterale tash dhe e kemi një paqe të qëndrueshme, por nga optimizmi i ndërmjetësit unë mund të them se ka shenja që ditët përpara janë më të mira se ato që i kemi lënë pas. Sido që të jetë mbetet të shihet dhe jam i hendikepuar për shkak se nuk ka pasur takim direkt.
Pra, po e ritheksoj, ata të cilët i thanë po marrëveshjes që të mos e nënshkruajnë dhe që duket se janë penduar që kanë thënë po, tash po refuzojnë edhe të takohen me mua, ndërkohë që i mbajnë peng tre policët e Kosovës.
Është situatë shumë e vështirë për neve, mirëpo ne bëjmë më të mirën e mundshme. Siç po e shihni ende në Bruksel është ditë, kemi mundur të vazhdojmë bisedimet. Ndonëse është dita më e gjatë e vitit, megjithatë ka pasur kohë që të kemi dialog intensiv derisa të arrijmë te një dakordim. Gatishmëria ime nuk mungon, gjithashtu edhe propozimet konkrete, por kemi një lloj ikje të palës tjetër nga situata dhe nga zgjidhja e mundshme.
Unë i falënderoj zotërinjtë Borell dhe Lajçak për angazhimin e sotëm, për vullnetin e mirë që kanë dhe u pajtuam se edhe lirimi i menjëhershëm i pakusht i tre policëve dhe në anën tjetër deeskalimi me normalizim të raporteve nuk ka alternativë. Kjo e fundit ka nevojë për një sekuencim të plotë, të hollësishëm dhe të balancuar të Marrëveshjes Bazike dhe të atij dakordimit të asaj marrëveshjes shtesë si aneks zbatimi që u bë në Ohër.
Pra mua herën e parë më 27 shkurt, këtu në Bruksel, m’u tha që po e pranojmë, mirëpo nuk po e nënshkruan pala tjetër se do ta bëjë në Ohër. Kur erdhëm në Ohër u dakorduam për Aneksin e zbatimit as njëra, as tjetra. Sërish nuk u nënshkrua.
Përshtypja ime është që në këtë situatë përveç tjerash jemi si rezultat i mos nënshkrimit të kësaj Marrëveshje Bazike dhe mos insistimit në zbatim të menjëhershëm të pakusht dhe të plotë të asaj marrëveshje, sepse edhe më herët janë nënshkruar shumë marrëveshje, po nuk janë zbatuar, në ndërkohë që tash kemi një situatë në të cilën mos nënshkrimi po pasohet me mos takim.
lexo edhe:
Borrell per veriun: Zgjedhje të reja sa më shpejt dhe me pjesëmarrje të plotë
Kurti thotë se ishte i gatshëm ta takojë Vuçiqin, por ai refuzoi
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...