Deklarimi i pasurisë nga liderët opozitarë

14:28 | 20 Prill 2024
E.K

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi ka deklaruar pasurinë.

Krasniqi posedon një banesë e cila është në emër të tij, vlera e të cilës është rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një shtëpi, për të cilën ka thënë se është e përbashkët me familjarët.

Shtëpia, sipas deklarimit të Krasniqit, është blerë me kredi, kursime dhe kontribut familjar.

Krasniqi ka deklaruar se bashkëshortja e tij posedon një veturë, e cila kushton rreth 21 mijë euro, të cilën thotë se e ka blerë me kredi.

Gjithashtu, ka deklaruar një bibliotekë (14 mijë euro) dhe një vepër arti (8 mijë euro), që janë në pronësi të përbashkët.

Kryetari i PDK-së posedon edhe numër të madh kriptovalutash. Ka Bitcoin që vlerën aktualee ka 65 mijë euro, Ether me vlerë 3.300 euro, Binance Coin me 560 euro e të tjera kriptovaluta me vlerë modeste. Krasniqi posedon edhe NFT (non-fungible toke).

Është në kredi prej 65 mijë eurosh për blerjen e shtëpisë. 30 mijë euro të tjera kredi, kryetari i PDK-së i ka deklaruar për rinovimin e shtëpisë.

Të ardhurat vjetore të Krasniqi janë afro 19 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës.

Deklarimin e plotë të pasurisë së Krasniqit mund ta gjeni këtu

Lumir Abdixhiku i LDK-së ka deklaruar pasurinë

Ai ka deklaruar një shtëpi me vlerë 200 mijë euro në emër të përbashkët me bashkëshorten. Thotë se e ka blerë me kredi dhe kursime. Ka edhe një shtëpi të trashëguar në emër të tij me vlerë 150 mijë euro, dhe po ashtu një tok të trashëguar me vlerë 90 mijë euro dhe një veturë Mercedes me vlerë 25 mijë euro.

Para të gatshme, Abdixhiku ka deklaruar se ka mbi 6 mijë e 500 euro.

Në deklarimin e pasurisë Abdixhiku tha se merr të ardhura vjetore 19.017 euro nga Kuvendi dhe 24 mijë euro nga kolegji “Riinvest” ku punon si ligjërues. S’merr pagë si kryetar i LDK-së. Bashkëshortja e tij ka afro 14 mijë euro të ardhura vjetore.

Deklarimin e plotë të pasurisë së Lumir Abdixhikut mund ta gjeni këtu /Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme