Deklaratë e përbashkët e u.d presidentes Osmani dhe ambasadorit Walker

20:46 | 11 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani dhe ish ambasadori William Walker kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku është rikonfirmuar angazhimi dhe bashkëpunimi.

“Walker ka qenë një mik i devotshëm i popullit të Kosovës gjatë ditëve tona më të errëta dhe do të mbetet i tillë edhe tash e tutje”, thuhet në deklaratë, shkruan portali arbresh.info

U.d. Presidentja Osmani dhe Ambasadori Walker ranë dakord të kultivojnë bashkëpunimin e ngushtë me njëri tjetrin. Siç është cekur në komunikimin me shkrim të realizuar në muajin nëntor, të dyja palët  presin të punojnë së bashku për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare dhe më shumë njohuri për Kosovën si dhe për të avancuar sundimin e ligjit në vend.

Osmani u akuzua se kishte shkeputur kontratën me ish ambasadorin Walker, që ishte i pari që dëshmoi masakrën e Reçakut.

Osmani ka thënë se kontrata nuk është shkëputur, por do të skadojë në këtë muaj. Sipas saj, Presidenca është noftuar nga fondacioni se William Walker nuk përfiton asnjë cent nga kjo kontratë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme