Ai theksoi se politika e shtetit serb duhet të jetë shumë më përgjegjëse se politika e viteve të 90-ta.
“Shtrohej pyetja: Ç’të bëhet nëse gjatë verës dikush niset për ta pushtuar veriun e Kosovës?’ Cila do të ishte përgjigja jonë? A do të ishte përgjigja ushtarake, apo do ta kishim aksione dëbimi sikur në Kroaci dikur. Politika e Serbisë duhet të jetë shumë më përgjegjëse nga politika e viteve të 90-ta”, kishte thënë Vuçiq.
Kjo deklaratë nga presidenti serb sipas njohëve të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po cilësohet si qëndrim që mund të përkeqësojë raportet ndërmjet dy shteteve, transmeton lajmi.net.
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko po i cilëson deklaratat e presidenti serb si radikalizim të problemit të Kosovës, që sipas saj mund të ndikojë në rritjen e problemit.
“Në një kohë kur pritet të merret një vendim, Vuçiq po radikalizon deklarata e tij për problemin e Kosovës. Kështu po armiqësohet qëndrimi ndaj popullit të Kosovës”, deklaroi Biserko, transmeton lajmi.net.
Madje ajo e vlerëson Vuçiqin si një president pa vision, dhe i cili në thelb është kundër zgjidhjes së problemit me Kosovën.
“Aleksandar Vuçiq nuk ka as orientim as bindje. Opinioni public serb në thelb është kundër zgjidhjes së problemit me Kosovën, dhe situate në BE është e pafavorshme për ne. Problemi me Kosovën duhet të zgjidhet me një vizion dhe bindje të qartë”, përfundoi Sonja Biserko për Danas.
Kurse në anën tjetër Fatmir Sheholi njohës i raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, thotë se deklaratat e fundit nga Vuçiq e Gjuriq vetëm po rrezikojnë normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
“Qytetarët e Kosovës kanë të drejta në këtë vend. Autoritetet e Kosovës do të reagojnë në çdo cep të shtetit kur ai shkel ligjin dhe kushtetutën e vendit”, thotë Sheholli.
Ai tutje thekson se në veri të Kosovës ka grupe të ndryshme kriminale, të cilët mund të shkaktojnë destabilizim.
“Në veri të Kosovës ka grupe kriminale që mbajnë peng njerëzit dhe Kosova duhet të merret me këto grupe”, thotë Fatmir Sheholli.
Vuçiq e Thaçi u takuan të dielën në Bruksel për vazhdimin e dialogut, kurse një gjë e tillë pritet të ndodhë prap pas dy javësh.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...