Google ADS

Deklarata se masakra e Reçakut ka qenë trillim ia humbë mandatin deputetit Ivan Teodosjeviq

21:04 | 24 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Deklaratat fyese për masakrën e Reçakut të deputetit aktual të Listës Serbe dhe ish-ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL) Ivan Teodosjeviq, do t’i kushtojnë atij me humbjen e mandatit të deputetit.Kjo pasi atij i është vërtetuar dënimi me dy vite burgim.

“Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturës mision paqësor në Kosovë e Metohi”, ishte një pjesë e fjalimit që Teodosjeviq kishte thënë më 24 mars 2019 në Zveqan.Kjo deklaratë, kishte bërë që Prokuroria Speciale ta akuzojë atë për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.Për këto deklarata, Teodosjeviq më 5 dhjetor 2019 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë më dy vite burgim efektiv, i cili dënim është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.

Me vendimin e shkallës së dytë, dënimi me burgim tashmë është bërë i formës së prerë.Në nenin 70 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (paragrafi 3.6) përcaktohet që mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse deputeti dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.Në këtë mënyrë, dënimi i formës së prerë prej dy vitesh do të ndikojë që Todosojeviq me automatizëm ta humbet mandatin e tij aktual si deputet.Në anën tjetër, ulësen e tij pritet ta zë deputetja e Listës Serbe Dragana Antoniejeviq. Kjo pasi që, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 14 shkurt të këtij viti, Antoniejeviq është deputetja me më së shumti vota. Pavarësisht se ajo kishte siguruar 6,919 vota, nuk nuk kishte arritur të siguroi ulësen e deputetes. /BetimipërDrejtësi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme