Kuvendi i Kosovës tëmërkurën ka mbajtur seancën e jashtëzakonshme për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit. Pas dy tentimeve të para edhe kjo e treta u dështoi, pasi që nuk kishte vota të mjaftueshme për ta miratuar një marrëveshje të tillë.
E në të njëjtën ditë në Kosovë ishin të pranishëm zyrtarë të Bashkimit Evropian si Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kryediplomatja evropiane, Federica Mogherini dhe komisionari Johanes Hahn të cilët patën takime me krerët e shtetit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Pas këtyre takimeve në një konferencë të përbashkët mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-ClaudeJunckeru përmenden të arritura e vendit si dhe proceset tjera për integrim në BE.
Tema që ishte më me theks të veçantë ishte liberalizimi i vizave ku presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker pati thënë se Kosova po bën progres të mirë në rrugën drejt BE-së, duke përmendur edhe votimin e Demarkacionit.
“Demarkacioni duhet të votohet,është kusht i domosdoshëm. Po ashtu është e padrejtë që kosovarët të mos mund të lëvizin andaj pas plotësimit të kushteve të vëna ata do të marrin liberalizimin. Nuk mund të jap datë pasi që data varet nga procesi i bërë”, citohet të ketë thënë ai.
Mirëpo nuk ishte vetëm kjo gjë që tha presidenti Juncker, pasi që ai përmendi edhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar në mënyrë që pastaj të ndodhë liberalizimi.
Kjo deklaratë e tij hodhi poshtë të gjitha deklaratat e krerëve shtetërorë që deri më tani kanë dhënë data lidhur me liberalizimin e vizave. Po ashtu në njëfarë mënyrë Presidenti Juncker përmendi që nuk është vetëm Demarkacioni kusht për liberalizimin e vizave pasi që tregoi edhe dy kushte tjera.
Analisti politik, Bajrush Morina në njëpërgjigje për portalin Arbresh.info ka thënë se premtimet e politikanëve janë shpifje.
“Demarkacioni është ndëshkim për Kosovën. Kauza për humbje tokash është shpifje, e premtimet e politikajve për viza janë mashtrime.Ky ndëshkim, këto shpifje dhe këto mashtrime po rëndojnë më së shumti mbi qytetarët e Republikës së Kosovës e jo mbi politikanët dhe familjet e tyre. Ata kanë pasaporta diplomatike, kanë para me i kalu pushimet edhe në Davos, me ju ble çanta grave të tyre në vlerë prej mbi 1 mijë eurosh e dashnoreve të tyre Iphone 10.Janë të rinjtë e shumtë të Kosovës që janë mbyllur në kafaz dhe po e vuajnë këtë ndëshkim pa fajin e tyre.Prandaj për këtë ndëshkim të popullit të Kosovë janë fajtorë burokratët barkmëdhenjtë të Evropës dhe mashtruesit ordiner politikë të Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas njohësit të çështjeve politike, Leon Duhanaj, kur merrenparasysh kriteret e paracaktuara nga Komisioni Evropian për zgjerim, atëherë përpos ratifikimit të demarkacionit kërkohet edhe rezultat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Mesazhi nga Evropa ishte i çartë. Nga kosovarët kërkohej bashkëpunim dhe konsensus për temat politike. Përderisa presin që në kuadër të Unionit Evropian të kenë konsensus nga 28 shtete, edhe këta duhet të jenë të aftë të kenë konsensus të brendshëm.Dhjetori, është një kohë, kur teorikisht do të mund të realizohej lëvizja e lirë. Për t’u arritë kjo, kërkohet që demarkacioni të përfundoj me së largu brenda kësaj jave, në mënyrë që institucionet e UE-së të marrin hapat e duhur, që kishin me qenë procedura të cilat do të mund të përfundonin deri në qershor. Me pastaj faza përgatitore gjashtë-mujorëshe dhe në dhjetor do ta kishim lëvizjen e lirë. Çështja e korrupsionit do të përcillej përgjatë kësaj kohe”, ka thënë ai për Arbresh.info.
Sipas tij nëse nuk ndiqet kjo dinamikëçështja e liberalizimit të vizave do të shkojë në pafundësi.
“Viti i ardhshëm është vit zgjedhorë në kuadër të Unionit dhe nuk do të merret kush më me ne. Pastaj derisa të sistemohen të deleguarit e ri, negocim dhe njohje të reja tëcilat mund të çojnë deri ne 2020.Nuk jam i sigurt a do të realizohet këtë vit, duke u bazuar në sjelljen e papërgjegjshme të politikës kosovare. Nëse politika kosovare, nuk gjen konsensus për çështjet me rëndësi për vendin, atëherë nuk mund të premtoj asgjë dhe nuk meriton as të trajtohet ndryshe por si një kastë zhvatëse e kësaj popullatë”, është shprehur Duhanaj.
Blerim Burjani, analist politik ka thënë për Arbresh.info se Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker ishte decidiv dhe i saktë në kërkesat që ka Kosova.
“Ai ishte politikisht i mprehtë pasi që tha se e rërë çështja qëndron te kosovarët. Nëse ju mendoni se duhet plotësuar këto kritere plotësoni nëse jo ballafaqohuni meproblemet e juve. Konceptin ndaj Kosovës BE e ka thënë qartë si ndaj secilit shtet që pretendon të hyjë në BE, pra vullneti, gatishmëria dhe zgjidhja e problemeve të përmendura janë në duart e Kosovës , nëse kjo nuk ndodhë atëherë mbetemi këtu ku jemi”, ka thënë ai.
Sipas Burjanit, Presidenti Juncker në këtë konferencë në një farë forme konsideroi që BE po bënë një politikë të njëjtë ndaj të gjitha shteteve që e dëshirojnë integrimin në BE.
“Pra sipas Juncker nëse Kosova duhet të hyjë në BE dhe e do BE-në duhet vepruar e jo folur e komentuar dhe kritikuar. Kosova duhet së pari të ndërtoj standard të veta në përputhje me zhvillimin ekonomik dhe fushata tjera e pastaj të plotësoj kriteret e BE-së, pra duhet të zgjidhet demarkacioni, duhet ofruar verdikte të formës së prerë për peshqit e mëdhenj, duhet të ndalet nepotizmi, duhet të luftohet korrupsioni jo vetëm ai i ulët por korrupsioni i bërë nga zyrtarë, duhet ta reduktojnëqeverinë nënumër dhe staf, duhet nxjerr ligjin për pagat, duhet privatizuar të gjitha ndërmarrjet publike me përjashtim të ujit , dhe hekurudhave , duhet rregulluar sektorin privat me ligje të mos ketë konkurrencë jo-lojale. Kështu që Kosova është larg shumë dhe askund me kërkesat e BE-së”, ka thënë ai. /Valdete Berisha/Arbresh.info
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe