Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur mes kryeministrin të vendit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Osmani, shpreson që kjo Deklaratë do të hapë rrugë për njohjen e krimeve dhe drejtësisë.
E para e shtetit, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, theksoi se familjet ende i kërkojnë vendndodhjet e më të dashurve të tyre , të cilët u zhdukën me forcë nga regjimi i Millosheviqit.
Deklarata e plotë e Osmanit:
Fati i të zhdukurve me forcë ka qenë prej kohësh një plagë e thellë në shoqërinë tonë.
Familjet që vazhdojnë të kërkojnë vendndodhjen e të dashurve të tyre, të cilët u zhdukën me forcë nga regjimi i Millosheviqit dhe përmes një sistemi të krimeve të luftës dhe gjenocidit të sponsorizuar nga shteti, kanë mbi dy dekada që mbajnë këtë barrë të rëndë në zemrat dhe në emër të një vendi të tërë.
Atyre u është mohuar në mënyrë çnjerëzore drejtësia dhe paqja për një kohë të gjatë.
Shpresojmë që Deklarata e rënë dakord sot në Bruksel do të hapë rrugën për njohjen e këtyre krimeve dhe për drejtësinë. Por mbi të gjitha, një moment lehtësimi për familjet që kanë pësuar dhimbje dhe vuajtje të pashpjegueshme.
Kjo deklaratë do të kërkojë zbatim të menjëhershëm dhe për këtë, siç e dimë nga marrëveshjet e mëparshme, Serbia ka një histori të paimagjinueshme.
My statement following the Declaration on forcibly disappeared persons, agreed today in Brussels ⬇️ pic.twitter.com/NwZqQJPd75
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 2, 2023
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë