Deklarata fyese e Vulinit për presidenten Osmani, Çitaku: Krejtësisht e neveritshme

21:57 | 6 Korrik 2021
L G

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksander Vulin, pasi tha deklarata fyese për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, i ka cilësuar këto deklarata “të neveritshme”, pasi Vulin përdori fjalë fyese për përshkrimin fizik të presidentes,

“Krejtësisht e neveritshme”, ka shkruar Çitaku në ‘Twitter’.

Sot gjatë ditës, Vulin e nxori nga konteksti deklaratën e Osmanit për revistën “Der Spiegel”, dhe si kundërpërgjigje e fyu atë.

“Nëse Osmani do të kishte fytyrë siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë, citohet të ketë thënë Vulin, sipas medieve serbe.

Kjo fyerje e Vulin, erdhi pasi gazetari i ‘Der Spiegel’ kishte insistuar duke pyetur Osmanin se pse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia./arbresh.info/

 

Të ngjashme