Euronews, në edicionin e saj në spanjisht, flet për paraqitjen e sotme të presidentit Thaçi para Gjykatës Speciale në Hagë për krimet e supozuara gjatë luftës në Kosovë.
“Mund të kemi bërë gabime politike, porse nuk e cenojmë ligjin ndërkombëtar, në asnjë rrethanë”, citon Euronews Hashim Thaçin të ketë thënë para se të nisej për në Hagë.
Euronews e cilëson presidentin Thaçi si komandant emblematik i UÇK-së, gueriles që kishte luftuar kundër forcave serbe për çlirimin e vendit.
Portali i njohur: “swissinfo” në spanjisht, i ka dedikuar një artikull të rëndësishëm shkuarjes në Hagë të Presidentit Thaçi.
“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë”, deklaroi Thaçi për mediat para gjykatës. “Jam i gatshëm të përballem me sfidën e re dhe të fitoj, për djalin tim, për familjen time, për popullin dhe vendin tim”.
Gjykatësit e Gjykatës Speciale të Hagës e akuzuan presidentin kosovar, 52 vjeçar, më 24 qershor, për krime lufte gjatë konfliktit me Serbinë.
Sipas procedurave, një gjykatës duhet t’i vërtetojë këto akuza për të ngritur aktakuzë ose jo kundër tij.
Gjatë luftës, Hashim Thaçi ishte njëri prej udhëheqësve të gueriles që luftoi për pavarësi, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe gazeta e njohur argjentinase, “Infobae” i ka kushtuar një artikull shkuarjes në Hagë të presidentit Thaçi. Gazeta e cilëson presidentin Thaçi si njërin prej komandantëve emblematikë të UCK-së, që luftoi kundër forcave serbe. /Lajmi.net/
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli