Deklarata e Russell në Ditën Botërore të Mjedisit (VIDEO)

10:50 | 5 Qershor 2017
arbresh.info

Koordinatori i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së,  Andrew Russell, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit thotë se ndryshimet klimatike po ndodhin, dhe se ndikimi i tyre po rritet, këtu në Kosovë dhe në mbarë botën, shkruan arbresh.info.

Më poshtë po ju sjellim deklaratën e plotë:

Ndryshimet klimatike po ndodhin. Ndikimi i tyre po rritet, këtu në Kosovë dhe në mbarë botën. Megjithëse qeveritë kanë një rol kritik në këtë fushë, është e rëndësishme të kujtojmë se veprimi i vërtetë po ndodh në nivel lokal, nga qytetarë të angazhuar, biznese dhe shoqëria civile.

Pse duhet të ndërmarrim veprime për të adresuar ndryshimet klimatike, sot, në Ditën Botërore të Mjedisit? Po, ka të bëjë me shpëtimin e planetit për hir të fëmijëve tanë. Por është gjithashtu gjë e mençur për të bërë.

Ashtu si thot Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres: “Kjo nuk është vetëm gjëja e duhur për të bërë, është gjëja e mençur për të bërë, dhe ata që do të besojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Parisit, për ekonominë e gjelbër do të jenë ata që do të kenë një rol udhëheqës në ekonominë e shekullit të 21-të”.

#ecokosovo

Për të shënuar këtë ditë, UNDP ka përgatitë një video spot të shkurtër me disa nga përfituesit e projekteve tona që lidhet me Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OzhQ), në mënyrë specifike me OzhQ 15 JETA NË TOKË. Videon mund ta shikoni në këtë link:

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme