Google ADS

Deklarata e përfaqësuesit të UNMIK-ut për Kosovën në Këshillin e Sigurimit në OKB

17:21 | 10 Qershor 2019
L G

Gjendja në Kosovë dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës prapë kanë ardhur në një moment të brishtë. Kështu ka nisur deklarata e përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB),raporton arbresh.info.

Tutje në deklaratën e tij para Këshillit të Sigurimit në OKB, Sekretari i Përgjithshëm  dhe shefi i UNMIK-ut thotë se angazhime produktive mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka që nga vjeshta e vitit 2018.

“Angazhime produktive mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka pasur që nga vjeshta e vitit 2018 dhe, përderisa shumë vëmendje i kushtohet mosmarrëveshjeve dhe provokimeve të ditëpërditshme, këta nuk janë të vetmit faktorë që janë duke i ndërlikuar përpjekjet për t’iu kthyer negociatave”, ka thënë  Zahir Tanin para OKB-së.

Tutjepërfaqësuesit e UNMIK-ut në OKB kanë kërkuar që takimi i Parisit në korrik të shfrytëzohet nga Prishtinë dhe Beogradi t’u kthehen cështjeve substanciale.

“Unë shpresoj që të gjitha palët e angazhuara mund të punojnë bashkërisht për t’u siguruar që takimi i paraparë të mbahet në korrik në Paris do të shfrytëzohet nga palët t’u kthehen çështjeve substanciale, ato të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në jetën e njerëzve dhe të komuniteteve”, është shprehur përfaqësuesi i UNMIK-ut./Arbresh.info

Më poshtë keni deklaratën e plotë:

DEKLARATË E PËRFAQËSUESIT SPECIAL TË SEKRETARIT
TË PËRGJITHSHËM DHE SHEFIT TË UNMIK-UT NË
KËSHILLIN E SIGURIMIT
Nju Jork, 10 qershor 2019
z. President, të nderuar anëtarë të Këshillit,
1. Siç
. Mbledhja e sotme përkon me një përvjetor të
rëndësishëm, gjegjësisht me 20 vjetorin e arritjes së pajtimit në Këshill për
miratimin e rezolutës së plotë si përgjigje ndaj konfliktit. Gjatë këtyre njëzet
viteve shihet qartë se ka pasur progres dhe ndryshime në shumë dimensione
në Kosovë, në rajon dhe në botë. Në të njëjtën kohë, ne duhet ta bëjmë
edhe një reflektim shtesë. Në mungesë të një procesi të mirëfilltë dhe të
domosdoshëm të angazhimit të palëve më konflikt, gjendja nuk mbetet
thjeshtë e brishtë, por mund të kthehet së prapthi, gjë që shpesh edhe ka
ndodhur. Angazhime produktive mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka pasur
që nga vjeshta e vitit 2018 dhe, përderisa shumë vëmendje i kushtohet
mosmarrëveshjeve dhe provokimeve të ditëpërditshme, këta nuk janë të
vetmit faktorë që janë duke i ndërlikuar përpjekjet për t’iu kthyer
negociatave.
2. Vendosja e tarifës prej 100 % nga Prishtina lidhur me importimin e
mallrave nga Serbia dhe Bosnja nëntorin e kaluar ende vazhdon, përkundër
thirrjes pothuajse unanime nga bashkësia ndërkombëtare për heqjen e saj.
Qëndrimi i Beogradit është se heqja e taksës së importit është kushti
minimal për rifillimin e bisedimeve të mbështetura nga BE-ja. Udhëheqësit e
Prishtinës gjithashtu kanë caktuar kushte, por jo gjithmonë me unifikim të
qëndrimeve. Ndonëse një ekip negociator i Prishtinës është themeluar,
përgjegjësitë e tij të plota mbesin për t’u qartësuar. Po t’i reduktonim këto
CHECK AGAINST DELIVERY
2
nuanca komplekse në një vlerësim të vetëm, ai do të ishte: një vistër
sinjalesh jokonsekuente kanë penguar përpjekjet për sigurimin e angazhimit
të plotë të të dyja palëve në një proces të vetëm apo përfundimtar.
3. Në këtë rrethanë, udhëheqësit e të gjitha palëve duhet të ushtrojnë
përgjegjësinë e tyre në mënyrë që këtë gjendje komplekse ta drejtojnë larg
nga çfarëdo përshkallëzimi më serioz. Angazhimi me vullnet të mirë, pa
kërcënime dhe ultimatume është i nevojshëm për rikrijimin e kushteve për
vazhdimin e dialogut politik. Unë shpresoj që të gjitha palët e angazhuara
mund të punojnë bashkërisht për t’u siguruar që takimi i paraparë të mbahet
në korrik në Paris do të shfrytëzohet nga palët t’u kthehen çështjeve
substanciale, ato të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në jetën e njerëzve dhe të
komuniteteve.
4. Angazhimi më aktiv me një spektër të gjerë të p
CHECK AGAINST DELIVERY
3
special, i përqendruar kryesisht në komunat veriore, ku në shënjestër ka
pasur të dyshuarit për kontrabandë dhe krim të organizuar. Ky operacion çoi
në arrestimin e disa të dyshuarave, duke përfshirë zyrtarë lokalë. Gjatë këtij
operacioni u lënduan disa të dyshuar dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
7. Gjatë këtij operacioni u arrestuan dhe u lënduan në incidente të ndara
dy punonjës të UNNMIK-ut në Zubin Potok, një ndërkombëtar dhe një
vendor. Është përgjegjësi e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që në
mënyrë objektive të përcaktojë rrethanat që kanë prekur punonjësit e saj, të
cilën gjë ne e bëjmë në mënyrë sistematike në pajtim të plotë me praktikat
e OKB-së, si dhe me imperativin për të përcaktuar faktet në mënyrë të
shpejtë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme që ju ta dini, duke pasur
parasysh informacionet e paverifikuara dhe spekulimet që janë paraqitur në
opinion.
Sot dua t’i theksoj vetëm disa pika me interes:
• E para, imuniteti i punonjësve tonë nga arrestimi dhe paraburgimi nuk
është respektuar. Prona e Organizatës së Kombeve të Bashkuara
gjithashtu është bastisur dhe sekuestruar në mënyrë jo të duhur dhe
në kundërshtim me ligjet relevante dhe me imunitetin e Organizatës.
• E dyta, përkundër kërkesave tona për bashkëpunim dhe një
marrëdhënie pune normale me autoritetet e Kosovës, gjendja e
tanishme është se autoritetet u kanë dhënë Kombeve të Bashkuara
shumë pak dëshmi relevante apo faktike lidhur me arrestimin dhe
lëndimin e punonjësve tonë. Njëkohësisht, disa nga autoritetet e
Kosovës kanë lëshuar deklarata për shtyp, si dhe letërkëmbime
diplomatike drejtuar shteteve anëtare të OKB-së. Në këto informata
mungon baza adekuate e dëshmive, në kundërshtim me atë që ne
kemi kuptuar deri më tani, dhe kemi shmangie nga çështjet thelbësore
për një hetim objektiv.
• Së treti, një ditë pas largimit nga Kosova të punonjësit tonë
ndërkombëtar për qëllime të trajtimit të nevojshëm mjekësor, ai është
shpallur publikisht si “persona non grata”, ku edhe unë njëkohësisht
kam marrë komunikatën nga autoritetet e Prishtinës, ku ceket e njëjta
gjë. Ashtu siç është theksuar, doktrina e “persona non grata” nuk vlen
për punonjësit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara apo në lidhje
me ta.
• Së katërti, jam alarmuar se të dy punonjësit duket se i janë
nënshtruar dhunës tepruar dhe keqtrajtimit gjatë arrestimit nga
policia, me ç’rast u janë shkaktuar lëndime që kanë kërkuar
CHECK AGAINST DELIVERY
4
hospitalizim. Kjo është një çështje që do të jetë pjesë thelbësore e
hetimeve që ne i kemi iniciuar.
8. Gjatë këtyre ngjarjeve, kam qenë i obliguar që vazhdimisht të kërkoj
lirimin e menjëhershëm të punonjësve të OKB-së dhe respektimin e të
drejtave dhe imunitetit të tyre. Kjo nuk do të ishte e nevojshme po qe se vet
autoritetet do të respektonin imunitetin e punonjësve të UNMIK-ut dhe të
komunikonin me misionin në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe me kohë.
9. Dua që gjithashtu ta bëjë të qartë se misioni ynë plotësisht i përkrahë
të gjitha përpjekjet e institucioneve të Kosovës në luftimin e rrjeteve të
krimit të organizuar dhe në eliminimin e korrupsionit në institucionet
publike. Kjo betejë, siç kam theksuar në deklaratën time publike të datës 28
maj, duhet të bëhet brenda kornizës së parimeve të së drejtës
ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut, të cilat mbrohen nga Kombet e
Bashkuara, e më së shumti nga ky Këshill.
z. President,
10. Pavarësisht nga ngjarjet, siç është ajo e datës 28 maj, UNMIK-u
vazhdon t’i fokusoj aktivitetet dhe resurset e veta drejt objektivit të paqes
dhe stabilitetit në Kosovë e regjion. Këtë mund ta bëjmë në mënyrë të
efektshme vetëm me përkrahjen tuaj të drejtpërdrejtë.
11. Shikuar nga aspekti i brendshëm, unë vazhdimisht i shqyrtoj
prioritetet e misionit, me ç’rast do të më nevojitet mbështetja juaj për t’u
siguruar që të vazhdojmë me plotësimin e rolit tonë në mënyrën më efikase
dhe të duhur. Qasja jonë udhëhiqet nga agjenda e parandalimit e Sekretarit
të Përgjithshëm dhe përmblidhet përmes fokusit të misionit në ndërtimin e
besimit mes komuniteteve. Në këtë drejtim, ne punojmë ngushtë me të
gjitha palët e angazhuara në përpjekjet e vullnetit të mirë për transformimin
e mjedisit nga ai ‘i konfliktit të ngrirë’ në atë të paqes dhe përparimit.
11. Në bashkëpunim me ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe
me partnerët tonë të tjerë ndërkombëtarë në terren, ne vazhdojmë t’i
fuqizojmë palët e angazhuara në ndërtimin e besimit, duke përfshirë në
fushën e të drejtës gjuhësore, të drejtave të njeriut, fuqizimit të rinisë,
barazisë gjinore, drejtësisë dhe të dialogut ndërmjet komuniteteve. Në këtë
proces ne u jemi përmbajtur udhëzimeve të përcaktuara gjatë Forumit të
Kombeve të Bashkuara për ndërtimin e besimit në Kosovë, të mbajtur në
maj të vitit 2018, dhe gjithashtu kemi shfrytëzuar hapësirat publike në
Kosovë për të vënë pah prioritetin e pajtimit të shprehur nga vet
udhëheqësia e Kosovës. Debatet që i përkrahim janë të parapara që në
CHECK AGAINST DELIVERY
5
mënyrë specifike të trajtojnë shqetësimet më të ndjeshme të qytetarëve,
duke përfshirë procesin e vendimmarrjes politike, tolerancën fetare,
fuqizimin e brezave të rinj dhe sfidën e madhe të tejkalimit të së kaluarës
dhe të sigurimit të një të ardhmeje më të drejtë e më paqësore për
gjeneratat që do vinë.
13. Në realizimin e qëllimit tonë që të jemi drejtpërdrejt të angazhuar me
institucionet e Kosovës në përkrahje të zbatimit të nismave dhe legjislacionit
për të drejtat e njeriut. Edhe pse në masë të madhe i lënë jashtë fokus
medial nga raportimet e lajmeve të tjera që erdhën në të njëjtën periudhë
kohore, pas një kohe të gjatë Grupi punues për persona të zhdukur më 24
maj u takua në Prishtinë. Grupi diskutoi dhe u pajtua për disa mënyra
shumë praktike lidhur me gjetjen e informatave të tjera të nevojshme për
trajtimin e rasteve ende të pazgjidhura. Grupi gjithashtu do të parashtroj një
raport, ku do të dokumentohen veprimet e ndërmarra që nga viti 2004, ku
nga kjo kohë është bërë identifikimi i më shumë se 3300 rasteve.
14. Ne vazhdimisht së bashku me partnerët tonë kërkojmë të gjejmë
mënyra të reja për promovimin e besimit. Së këndejmi, shpresojmë që
institucionet e të dyja palëve do të vazhdojnë t’na bashkohen në përpjekjet
tona. Asambleja e tretë e Rinisë e Kombeve të Bashkuara, e bashkorganizuar
nga UNMIK-u dhe UNICEF-i, me pjesëmarrjen tepër të rëndësishme të të
deleguarës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuar për rini, ka
dalë me rekomandime specifike për të rinjtë e mbarë Kosovës që të përfshijnë
qeverinë dhe organizatat e tyre joqeveritare në punën për avancimin e tyre.
Dita e Hapur Globale për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Prishtinë, në
bashkëpunim me Bashkimin Evropian, theksoi nevojën për përfshirje dhe
angazhim më të madh të grave, duke përfshirë edhe në proceset më të mëdha
politike. Rrjedhimisht, dëshiroj të shfrytëzoj rastin që të mirëpres kontributet
fillestare në fondin e mirëbesimit, të themeluar për përkrahje të komuniteteve
ashkali, egjiptas dhe rom. Sekretari i përgjithshëm vazhdon nxitjen për
dhënien e kontributeve të tjera për mbështetje të projekteve që u shërbejnë
nevojave të këtyre grupeve të cenueshme.
15. UNMIK-u do të vazhdoj punën e ngushtë me partnerët tonë
ndërkombëtarë, në veçanti me BE-në dhe me KFOR-in, si dhe me palët e
shumta të tjera, të cilat janë duke investuar resurset e tyre në stabilitetin,
komunitetin, pajtimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Partnerët tonë
ndërkombëtarë kanë investuar resurse shumë të mëdha në Kosovë dhe
regjion, dhe palët kanë shprehur dëshirën e tyre që gjithnjë e më shumë t’i
afrohen Bashkimit Evropian. Së këndejmi, unë i ftoj palët që ta luajnë rolin e
tyre dhe që të marrin përgjegjësitë për realizimin e objektivave të normalizimit
dhe për ndihmën në arritjen e jo vetëm të një stabiliteti më afatgjatë, por
edhe të një prosperiteti të rritur të regjionit.
CHECK AGAINST DELIVERY
6
16. z. President, në përmbyllje, në emër të punonjësve të UNMIK-ut,
dëshiroj të falënderoj Këshillin për përkrahjen e tij të vazhdueshme dhe të
ritheksoj vendosmërinë tonë në vazhdimin e zbatimit të mandatit për paqe
dhe siguri, të cilin na e keni besuar.
Ju faleminderit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme