Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se 10 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë arriti në përfundimin se deklarata e pavarësisë së Kosovës, e miratuar më 17 shkurt 2008, ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Bushati përmes një shkrimi në facebook ka thënë se kjo ditë do të mbetet e pashlyer në kujtesën e tij, ndërsa ka shtuar se bashkë me deputetët e tjerë të Kuvendit të Shqipërisë atë kohë ndërprenë seancën plenare dhe ndoqën me emocion gjyqtarët në arsyetimin e vendimit historik, shkruan arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
10 vjet më parë, më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë arriti në përfundimin se deklarata e pavarësisë së Kosovës, e miratuar më 17 shkurt 2008, ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Do të mbetet e pashlyer në kujtesën time ajo ditë, teksa ne, deputetet e Kuvendit të Shqipërisë, ndërpremë seancën plenare dhe po ndiqnim me emocion gjyqtarët në arsyetimin e vendimit historik. Një vendim i drejtësisë ndërkombëtare që vulosi pavarësinë dhe projektin e shtetësisë së Kosovës! Urime ??❤️
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I