Zyrtarët serbë kanë reaguar fuqishëm ndaj deklaratës së zv/kryeministrit Behgjet Pacolli se janë siguruar votat për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Presidenti serb, Vuçiq, ka thënë se Pacolli ka bërë hop pa kërcyer e ministri i jashtëm, Daçiq, tha se është gënjeshtër që Kosova i ka siguruar votat.
Presidenti Aleksandër Vuçiq ka thënë se Pacolli ka bërë hop para se të kërcejë, pasi që Kosova nuk e ka përkrahjen për anëtarësim aty.
Me ton akoma më të ashpër ka reaguar homologu serb që e ka akuzuar Pacollin se po gënjen.
Sipas tij, edhe nëse Kosova provon të aplikojë, do të dështojë sikurse para dy vjetëve, duke thënë se ato shtete që kishin abstenuar herën e fundit tani do të votojnë kundër.
Pas një fushate të madhe, Kosova dështoi anëtarësimin në vitin 2015, kur në Paris për pranim votuan 92 shtete, kurse 50 ishin kundër. Në këtë mënyrë, Kosova nuk u anëtarësua për vetëm 3 vota.
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës