Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar një intervistë të heroit Fehmi Lladrovci, të dhënë për BBC-në, në fillim të majit 1998.
Ky është postimi i plotë:
Kushdo që e ka harruar apo dëshiron ta rishkruaj historinë e Kosovës që ta dijë ku ishim e ku jemi, i rekomandoj ta përcjellë intervistën e heroit Fehmi Lladrovci, të dhënë për BBC-në, në fillim të majit 1998.
Intervista është mbi 7 minuta dhe dëshmon rreth misionit të UÇK-së, vizionit dhe qëllimin e fundit i kësaj ushtrie çlirimtare, Pavarësia e Republikës së Kosovës, si vendi i fundit në Evropë nën okupim!
Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Ndryshe, intervista është mbi 7 minuta dhe dëshmon rreth misionit të UÇK-së, vizionit dhe qëllimin e fundit i kësaj ushtrie çlirimtare, Pavarësia e Republikës së Kosovës, si vendi i fundit në Evropë nën okupim, shkruan Arbresh.info.
Një ndër intervistat e dhëna për BBC të komandantit të UÇK-së, Fehmi Lladrovci, ka mbetur në kujtesën e shumë qytetarëve të vendit, transmeton Arbresh.info.
Lladrovci ishte pyetur nëse është i gatshëm të vdes për Kosovën, e kësaj pyetje i ishte përgjigjur tamam si një hero.
Me një buzëqeshje karakteristike, do t’i përgjigjej: “Me gjithë dëshirë. Ky do të ishte nderi më i madh për mua”.
Deklarimit të gazetarit të huaj se për serbët ju jeni terrorist, Fehmiu, si për flakë të pushkës, do t’ia kthejë:
“Mirë, le të argumentojnë serbët vetëm një akt të terrorizmit të ushtruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne mund t’i numërojmë mijëra raste të terrorit të bërë nga falangat serbe mbi popullatën e pambrojtur shqiptare. Le të tregojnë ata vetëm një njeri të pafajshëm , i cili është vrarë nga UÇK-ja, një njeri të paarmatosur, një fëmijë apo një grua, kudoqofshin ata në territorin e Kosovës. Armët nuk i kemi marrë në dorë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë. I morëm kundër regjimit serb dhe kundër forcave policore dhe ushtarake serbe që janë në Kosovë”.
Ata që e ndoqën këtë intervistë tashmë e kishin të qartë platformën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas zënies së Grykës së Llapushnikut, Fehmi Lladrovci depërton në rajonin e Rahovecit, me qëllim të ushtrimit të ndikimit në mobilizimin e radhëve të UÇK-së.
“Më e shtrenjtë është liria se vetë jeta” u përgjigj me buzëqeshje Fehmi Lladrovci, duke shtuar se “të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të vetëdijshëm se pushkën e kanë marrë me vdekë për lirinë e Kosovës dhe asnjë nuk kursejnë, ai do të ishte fati im më i madh i jetës”, kishte thënë Fehmi Lladrovci në intervistën dhënë gazetarit të BBC’së, Vaughan Smith në vitin 1998./Arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...