Në emisionin “Komiteti Qendror”, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për deklaratën e ambasadores së Kosovës, Vlora Çitaku në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.
Ai ka komentuar përfaqësimin e Kosovës në OKB nga Çitaku, duke thënë se është ndier krenar me kundërpërgjigjet e saj ndaj përfaqësuesve serbë në Këshillin e Sigurimit.
Ambasadorja Çitaku në OKB kishte dënuar ashpër mbajtjen e kreut të AAK’së Ramush Haradinaj në Francë për shkak të urdhërarrestit të Serbisë.
Deputeti i AAK’së ka thënë se lëvdatat ndaj Çitakut nuk vinë vetëm për shkak të mbrojtjes së Haradinajt në OKB, por, siç thotë ai, edhe për përfaqësimet e mëhershme dinjitoze të saj.
Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e Haradinajt:
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...