Për vite me radhë sheshet e Kosovës kanë qenë fushëbeteja të protestuesve me policinë. Derisa para luftës demonstratat organizoheshin për pavarësi e republikë, pas saj “për mbrojtje të shtetit ose për pushtet”. Protesta më e përgjakshme u organizua 10 vjet më parë nga aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila për epilog kishte dy protestues të vrarë, disa të lënduar dhe shumë të arrestuar. Policia rumune e UNIMIK-ut që përdori plumba kauçuku iku nga Kosova duke larë me gjak sheshin “Nënë Tereza”. Dekadën e fundit protestat janë shtuar, por efekti ka rënë, shkruan sot, gazeta Zeri.
Që nga vitit 1968 e deri më tani Kosova ka qenë arenë e protestave dhe pakënaqësive. Derisa në shekullin e kaluar demonstratat organizoheshin për Republikë e Pavarësi të Kosovës, pas luftës për “mbrojtjen dhe fuqizimin e saj”. Shumë herë demonstratat kanë dhënë efekt pozitiv, ndërsa në periudhën e fundit fuqia e tyre është “zbehur”.
Protesta më e përgjakshme u organizua, sikur sot, 10 vjet më parë nga aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila për epilog kishte dy protestues të vrarë, disa të lënduar dhe shumë të arrestuar. Forca që përdorën policia rumune e UNIMIK-ut ishte joproporcionale me protestuesit, duke përdorur armë të gjata me plumba kauçuku. “Vetëvendosje” protestoi kundër pakos së Ahtisarit, ndërsa policia rumune pas këtij aksioni iku nga Kosova.
Dhjetë vjet pas përfaqësues të partive politike dhe analistë kosovarë thonë se roli i protestave në vijimësi ka shkuar duke e humbur efektin. Por ka parti politike që thonë se fuqia e protestave është shumë më e fuqishme sesa reagimet institucionale.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...