Google ADS

Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për dy raste të korrupsionit

10:57 | 20 Shtator 2024
K.B

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale.

Ajo do të intervistohet për dy raste të veprave të korrupsionit të nivelit të lartë.

Arbresh.info ka kontaktuar me Prokurorinë Speciale për ta konfirmuar lajmin, dhe është në pritje të një përgjigje.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi tha që pyetjet duhet t’i dërgohen në email, por akoma nuk ka kthyer përgjigje.

Arbresh.info është në pritje të një pergjigje tash e 30 minuta.

Të ngjashme