Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë të akuzuarin Lazar Dejanoviq, i cili ngarkohej nga Prokuroria Speciale për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar në protestat e dhunshëm në veri të vendit më 2023-n.
Sipas aktgjykimit të shpallur të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Pasi që palët thanë se nuk do të ushtrojnë ankesë lidhur me lartësinë e dënimit, gjyqari Valon Kurtaj e shpalli vendimin mbi dënimin që tash të formës së prerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës pranon fajësinë
Prishtinë-Lazar Dejanoviq, i akuzuar për sulm ndaj personit zyrtarë dhe pjesëmarrja në huliganizëm, të mërkurën në seancën e shqyrtimit fillestar ka arritur marrëveshje me Prokurorin Speciale për pranimi të fajësisë.
Dejanoviq akuzohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023 afër objektit të Komunës së Zveçanit.
Kryetar i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj e ka pyetur të pandehurin Dejanoviq nëse është në dijeni për heqje dorë nga një proces i rregullt gjyqësorë pas pranimit te arritjes se marrëveshjes. Lidhur me këtë, i pandehuri tha se marrëveshjen e ka arritur me vullnetin e lirë dhe se e pranon se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Prokurori i rastit, Bekim Kordaliu tha se pas pranimit të kërkesës së mbrojtësit të të akuzuarit dhe pranimit të autorizimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë më 14.10.2024.
Ai propozoi gjykatës se me rastin e shqiptimit të dënimit ndaj të akuzuarit, për veprën penale sulm ndaj personit zyrtare e kryer në bashkryerje t’i shqiptohet dënimi nga 8 deri në 10 muaj burgim, dhe se në kuadër të këtij dënimi t’i llogaritët edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për veprën pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm t’i shqiptohet dënim me burg prej 6 muajsh me mundësi zëvendësimi me gjobë prej 10 mijë deri 11 mijë euro.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Dejanoviq, avokati Lujbomir Pantoviq tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë është arritur dhe pranuar në mënyrë dhe kushte siç i ceku edhe prokurori i rastit. Ai tha se konsidero se janë përmbushur të gjitha kushtet të KPP-se që gjykata ta pranojë marrëveshjen e arritur për pranim të fajësisë.
“Sa i përket veprës penale pjesëmarrja në turmë e cila kryen veprën penale huliganizëm, unë e njoftoi gjykatën që i pandehuri është i gatshëm që dënimin me burgim prej 6 muaj t’i ndërrohet dënim me gjobe.
Më pas, gjyqtari Kurtaj, njoftoi se gjykata pranon arritjen e kësaj marrëveshje mes të akuzuarit dhe Prokurorisë.
Akgjykimi për këtë rast pritet të shpallet sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Aktakuza ndaj të pandehurit Dejanoviq është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 tetor 2024.
Sipas aktakuzës i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...