Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari në fjalimin e tij në Kuvend, ka folur për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.
Dehari ka thënë se kriminelët duhet të nxjerrën para drejtësisë.
“Gjatë luftës së vitit 1998/99 okupatorët pushtuan dhunë seksuale pa dallim gjinie, në rreth 20 mijë personave. Gra, vajza dhe burra shqiptarë kanë përjetuar vuajtje të mëdha, trauma të rënda, dhe plagë të thella”, tha ai.
Deputeti Dehari potencoi se Serbia ka pasur qëllim që shqiptarët të humbin identitetin e tyre.
“Makineria vrastare e shtetit serb, dëboi nga shtëpitë e tyre më shumë së 1 milion civilë shqiptarë, që t’ua humbnin dëshmitë për identitetin e tyre shqiptar. Ata ua shkatërruan çdo dokumente, shkatërruan objekte banimi, ndërtesa shkollore, objekte fetare e shëndetësore, etj”, u shpreh ai.
Dehari tha se as pas 22 vjetësh që kur ka mbaruar lufta në Kosovë, Serbia ende nuk i ka kthyer kufomat e të zhdukurve.
“Forcat pushtuese vrastare zhvendosën me forcë në Serbi mijëra civil të gjallë e të vrarë. Mijëra kufoma shqiptare janë gjetur në varrezat në Serbi. Pas 22 vite lufte, Serbia ende nuk i ka kthyer kufomat e më shumë së 1 mijë të zhdukurve, dhe vazhdon të fshehë të vërtetën për ta”, pohoi ai.
Tutje, Dehari shtoi se “ Komisioni Qeveritari për njohjen e dhunës seksuale duhet ti’ verifikojë të gjitha viktimat, dhe t’ua njoh statusin, institucionet duhet të krijojnë kushte për ta”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...